Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Reali është favorit për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se Real Madridi është favorit për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.

Juve takohet me Realin në Cardiff në luftën për titullin e tretë sivjet pas triumfit në Coppa Italia dhe Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet t’i afrohemi ndeshjes me qetësi, duke shikuar ndeshjen pa presion. Duhet të jemi optimistë, por nuk besoj që duhet të themi se Juve është favorit. Reali është në finalen e tretë në katër vjet dhe janë mësuar të luajnë në to, edhe pse ne ishim këtu dy herë në tri vjetët e fundit. Do të jetë ngjarje e mrekullueshme dhe ne e meritojmë të jemi këtu”, ka thënë Allegri.

Real Madridi është kampioni aktual i Ligës së Kampionëve dhe nëse arrin të fitojë këtë finale bëhet ekipi i parë që mbron titullin e më të mirit në Evropë.

.