Në konferencën e parë për shtyp nga Kardifi, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u shpreh optimist se skuadra që ai drejton do të dalë fituese nga përballja me Realin e Zidanet.
“Kemi punuar gjithë vitin për të luajtur këtë ndeshje. Nesër do ta luajmë me qetësi. Sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë, por jam i bindur që nesër këta djem do të marrin trofeun që meritojnë”, tha Allegri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, favorit edhe vetë Allegri sheh Realin.
“Reali është favoriti se është edhe kampioni në fuqi. Megjithatë, ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të përpiqemi t’i vendosim në vështirësi duke qenë djallëzorë dhe të pamëshirshëm për të goditur në momentin kur Reali do të lëshojë”, tha ai sot në konferencë për media.
Lidhur me formacioni, Allegri tha se nuk ka vendosur ende, transmeton TCH.
“Duhet të mendojmë edhe për zëvendësimet sepse ndeshja mund të shkojë në 120 minuta. Sigurisht, nëse duam të mos shkojë kështu, atëherë duhet ta nisim me vrull dhe të godasim, përndryshe zëvendësimet dhe rezervat do të përcaktojnë fatin e ndeshjes”, u shpreh ai.