Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri thotë se ndeshja ndaj Interit është më e rëndësishmja

Trajneri i Juventusit, Max Allegri shpreson që skuadra e tij do të shpallet kampione e Italisë.

Juventusi nuk po kalon në një periudhë të mirë. Në fillim, eliminimi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, më pas barazimi me Crotonen në udhëtim dhe të dielën humbja në shtëpi me Napolin, duke hapur seriozisht luftën për titullin kampion.

Skuadra Massimiliano Allegri tani ka vetëm një pikë më shumë se Napoli.

“Ishte një ndeshje e shëmtuar për të dyja skuadrat, me pothuajse asnjë gjuajtje në portë. Ne kishim vështirësi, por mund të merrnim një barazim”, tha ai.

“Për fat të keq pësuam gol në fund, në një aksion ku nuk u mbrojtëm mirë. Ishte ndeshje direkte dhe Napoli bëri atë që duhej, mbajti më shumë topin dhe për këtë duhet të përgëzohet sepse e merituan”, ka thënë Allegri.

Juve në xhiron e radhës takohet me rivalin e përjetshëm Interin në stadiumin Giuseppe Meazza dhe sipas Allegrit kjo do të jetë ndeshja kryesore e sezonit.

“Tani na pret ndeshja më përcaktuese e sezonit, ajo kundër Interit në Milano. Duhet sa më parë të harrojmë këtë humbje dhe t’i rikthehemi punës”, theksoi Allegri.

Artikuj të ngjashëm