Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp nuk mendon të mbrohet ndaj Realit

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, vlerëson se skuadra e tij mund të kompensojë mungesën e përvojës në finale të Ligës së Kampionëve, duke treguar dëshirë më të madhe dhe të punojë më fort se Real Madridi në finalen e së shtunës në Kiev.

Real Madridi është duke kërkuar të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të katërt në pesë vjetët e fundit, derisa Liverpooli është në finalen e parë që nga viti 2007, shkruan Koha Ditore.

“Real Madridi ka më tepër përvojë dhe është fakt. Nëse ka ndonjë treg të përvojës, atëherë Reali duhet të shesë atë pasi do të bëhej edhe më i pasur se që është. Përvoja është shumë e rëndësishme në jetë, por jo gjëja e vetme e rëndësishme në jetë dhe veçanërisht jo në futboll. Është një përparësi të kesh më tepër përvojë, por mund të nivelosh këtë me dëshirë më të madhe, gatishmëri, punë më të madhe dhe kjo është arsyeja pse e dua futbollin. Ne kemi përvojën tonë. Ndoshta jo atë përvojë pozitive të fitimit të dy finaleve të fundit apo diçka të tillë, por kemi përvojën tonë”, ka deklaruar Klopp.

Trajneri gjerman ka sugjeruar se Liverpooli duhet të rrisë lojën e vet në një nivel tjetër për të mposhtur Real Madridin e Zinedine Zidanet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm