Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmi i parezistueshëm i Realit përballë mbrojtjes së çeliktë të Juventusit

Sulmi i parezistueshëm i Real Madridit do të përballet me mbrojtjen thuajse të palëkundur të Juventusit të shtunën (sonte), ndërsa Reali synon të bëhet ekipi i parë që nga formati "Liga e Kampionëve", që e mbron titullin e kampionit.

"Millennium Stadium" në Cardiff ofron një arenë adekuate për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, një në të cilën ylli uellsian Gareth Bale mund të bëjë një kthim triumfues në vendlindjen e tij, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, me 39 vjet, ka mundësi të bëhet lojtari më i vjetër që ngre trofeun e Ligës së Kampionëve, apo trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dy herë nënkampion me Juventusin si lojtar, ka mundësi të thyejë zemrat e tifozëve të skuadrës së tij të dikurshme.

Në qendër të skenës, si shpeshherë do të jetë Cristiano Ronaldo, epshi i të cilit për gola e ka dërguar Real Madridin shumë pranë titullit të 12-të të Evropës, pasi fitoi të 11-in stinorin e kaluar duke mposhtur në finale Atletico Madridin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.