Futbollisti Adnan Januzaj nuk ka vend në ekipin e parë të Sevillas. Por 29-vjeçari refuzon të largohet nga skuadra spanjolle.
“Situata e Januzajt te Sevilla është delikate. Edhe pse i është dhënë mundësia për t’u larguar nga skuadra, lojtari duket i vendosur për të qëndruar, pavarësisht mungesës së minutave në fushë. Qëndrimi i tij në skuadër po i shkakton telashe drejtuesve të klubit, të cilët dëshirojnë që ai sa më shpejt të largohet”, shkruan “fichajes” të martën.
Januzaj merr pagë të lartë te Sevilla, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai ka luajtur vetëm 308 minuta në 11 ndeshje të edicionit aktual.