Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndombele thërret Tottenhamin

Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Tottenhamit.

Në një intervistë për mediumet franceze, Ndombele të dielën ka thënë se nuk do ta kishte refuzuar kalimin te ekipi nga Londra që edicionin e fundit arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve.

"Tottenhami është një ekip i madh dhe do të kisha dashur të jem pjesë e këtij ekipi. Por, nuk varet gjithçka prej meje", është shprehur Ndombele, transmeton Koha Ditore.

22-vjeçari, ka shprehur dëshiron të largohet nga Lyoni gjatë kësaj vere, por ekipi francez po kërkon 80 milionë euro dëmshpërblim për lirimin e tij.

Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 dhe edicionin e fundit ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tetë herë në 49 paraqitje.