Nuk do ta shohim Liverpoolin dhe Manchester Cityn të luajnë mes vete për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Dy pretendentët për titull të Premier Leagues kanë qenë prej ekipeve më të mira në të gjithë botën këtë sezon dhe ishin shumë afër të ballafaqoheshin mes vete më 28 maj në finale të “Championsit”.
Liverpooli e kreu detyrën e vet të martën dhe mposhti Villarrealin për të kaluar në finale.
Të mërkurën, Manchester City mori disi dy gola në shtatë minutat e fundit të ndeshjes që përfundoi 3:1 në kohën shtesë dhe u eliminua nga Real Madridi. Pasi fitoi 4:3 ndaj Realit në ndeshjen e parë, Manchester City u eliminua me rezultatin e përgjithshëm, 6:5.
Manchester City ka fituar “Carabao Cup”, “FA Cup” dhe Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, por jo edhe Ligën e Kampionëve. Për këtë duhet të presë edhe një vit tjetër.
Dhe mbetet të shihet nëse disfata e së mërkurës do të ketë efekt në ndeshjet e mbetura të Premier Leagues këtë sezon.
Disfatat e tilla mund të jenë të vështira për t’u kaluar. City e ka një pikë më shumë se Liverpooli në krye të tabelës. Çdo “rrëshqitje” tjetër në katër rundet e fundit mund të ndikojë direkt në titull kampioni.
Edhe
Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester
City pritet të ketë punë më të lehtë. Fillimisht e pret Newcastlen të dielën në orën 17:30, në kuadër të xhiros së 36-të. Më pas ballafaqohet me Wolvesin, West Hamin dhe Aston Villan.
Nga ana tjetër, Liverpooli luan të shtunën në shtëpi kundër Tottenhamit dhe më pas takohet me Aston Villan, Southamptonin dhe Wolvesin.
Fitorja kundër Newcastlet mund ta rritë vetëbesimin e Cityt për titull kampioni.