UEFA ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” që do të luhen sonte në kujtim të dy viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Bruksel përpara ndeshjes kualifikuese për Evropian mes Belgjikës dhe Suedisë.
Dy persona u vranë të hënën në kryeqytetin belg pas një sulmi terrorist. I dyshuari u vra nga autoritetet belge sot.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë u zhvillua të hënën, por jo edhe e dyta. Lojtarët e Suedisë refuzuan të paraqiten në pjesën e dytë pasi morën vesh lajmin, ndërsa me vendimin e tyre u dakorduan edhe ata të Belgjikës.
Edhe UEFA bëri të ditur të hënën se ndeshja është pezulluar dhe se për vazhdimin e tij do të njoftohet me kohë.