Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshjet në Serie A nisin me pesë minuta vonesë

Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se fillimi i ndeshjeve të futbollit në të gjithë vendin këtë fundjavë do të shtyhet për pesë minuta, si shenjë proteste kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

“Futbolli italian futet në fushë të bashkuar për paqen. Ky është mesazhi që Federata Italiane e Futbollit dëshiron të dërgojë në formë proteste duke vendosur të shtyjë për pesë minuta fillimin e të gjitha ndeshjeve zyrtare të planifikuara për fundjavë. Sporti nuk ka të bëjë me politikën” thuhet në njoftim.