Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkollat angleze i porositën nxënësit: Mund të vini me vonesë të hënën, ndiqni finalen e “Euro 2020”

Nxënësit dashamirë të futbollit, mund të shkonin me vonesë në disa shkolla angleze mëngjesin e së hënës. Kjo pasi shkollat i kanë lejuar ata të vonohen, “duke i lejuar” të qëndronin deri vonë zgjuar një natë më parë, për të ndjekur finalen e Kampionatit Evropian, mes Italisë dhe Anglisë.

Nisja e lojës në orën 20:00, sipas orës lokale në Britaninë e Madhe, mund të krijonte dilemë tek prindërit: t’i lënë fëmijët ta shikojnë ndeshjen deri vonë, duke rrezikuar të jenë të lodhur për mësim, apo të flinin si zakonisht. Megjithatë, kombëtarja e tyre nuk pati fati në këtë kampionat, pasi u mposht nga skuadra italiane. Kjo e fundit u shpall kampione e “Euro 2020-s”.