Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zjarr në zhveshtore, shtyhet fillimi i ndeshjes në Serie A

Është shtyrë fillimi i ndeshjes së Serie A së Italisë në futboll mes Empolit dhe Lecces për shkak të një zjarri në zhveshtore, raporton “The Sun”.

Ndeshja ishte paraparë të fillonte në ora 18:30, por është shtyrë për një orë.

Arsyeja, një qark i shkurtër kishte shkaktuar zjarr të vogël në zhveshtore.
Në video shihen zjarrfikësit duke u futur në stadium.

Të dy ekipet janë evakuuar, derisa zjarri u vu nën kontroll.