Lega Calcio Serie A ka konfirmuar se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet sonte dhe se kërkesa e Napolit për të shtyrë ndeshjen është refuzuar.
“Pas kërkesës zyrtare të Napolit për të shtyrë ndeshjen, Lega Calcio cek se rregullat aktuale kanë synim të garantohet shëndeti i të gjithëve, trajtimi i barabartë për të gjithë dhe respekti e parimet e sportivitetit”, është thënë nga Serie A.
Te Napoli kanë rezultuar pozitivë Piotr Zielinski e Elif Elmas, ndërsa është raportuar se dy anëtarë të stafit të Juventusit po ashtu kanë rezultuar të infektuar.
Protokollet e Series A janë të ngjashme me ato të UEFA-s. Përderisa një skuadër ka 13 lojtarë në dispozicion, përfshirë këtu një portier, atëherë ndeshja do të luhet.
Juventusi e pret Napolin sonte me fillim nga ora 20:45.