Ndeshja ndërmjet Granadas dhe Athletic Bilbaos që i takon xhiros së 16-të të La Ligas së Spanjës, është ndërprerë në minutën e 18-të.
Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për t’iu dhënë ndihma mjekësore një tifozi që ka pësuar arrest kardiak.
Është përdorur edhe defibrilatori, por nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër për gjendjen e tifozit në tribuna. Në momentin kur është ndërprerë ndeshja, Bilbao ishte në epërsi 1:0 me golin e Inaki Williamsit, që realizoi në minutën e gjashtë.
Artikuj të ngjashëm