Granada e Athletic Bilbao kanë barazuar 1:1 në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas spanjolle. Ndeshja nisi të dielën mbrëma, por u ndërpre në minutën e 20-të për shkak se një shikues vdiq në tribunë. U vendos që ndeshja të vazhdojë të hënën mbrëma. Athletic Bilbao kishte kaluar në epërsi 1:0, të dielën, përkatësisht në minutën e gjashtë.
Inaki Williams ishte realizator. Por Granada ia doli të barazoi pas vazhdimit. Autogol në minutën e 55-të shëoi Inigo Ruiz de Galarreta. Në tentim për ta larguar topin, ai e dërgoi topin me goditje me kokë në portën e gabuar.
Myrto Uzuni kompletoi ndeshjen te Granada. Granada është e parafundit në kampionatin spanjoll me vetëm tetë pikë. Athletic Bilbao është në vendin e pestë me 29 pikë.