Girona nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të dalë sërish në vendin e parë të La Ligas spanjolle. Girona të hënën në mbrëmje barazoi me Athletic Bilbaon 1:1, në ndeshjen e xhiros së 14-të të elitës spanjolle. Me këtë barazim, skuadra e Gironas vetëm është barazuar me pikë me liderin, Real Madridin, që ka goldallim më të mirë. Të dyja këto skuadra kanë nga 35 pikë, katër më shumë se Atletico Madridi dhe Barcelona. Atletico ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ukrainasi Viktor Tsygankov shënoi për 1:0 në minutën e 55-të. Megjithatë, fitoren vendësve ia mohoi sulmuesi Inaki Williams, që realizoi në minutën e 67-të.