Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërpritet ndeshja e Shpresave të Shqipërisë

Ndeshja në mes të Malit të Zi U21 dhe Shqipërisë U21 është ndërprerë në minutën e 27-të, kur rezultati ishte baras, 0:0.

Ndeshja u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut në Podgoricë. Vendimi është marrë pas konsultimeve të delegatit të ndeshjes me përfaqësuesit e dyja ekipeve dhe gjyqtarit të takimit.

Kjo ndeshje nuk do të vazhdojë sot, raportojnë mediumet në Shqipëri të martën. Sfida i takon grupit E kualifikues për “Euro 2025”.

Artikuj të ngjashëm