Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Ferizajt kanë nënshkruar një memorandum për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, i cili do të ketë vlerën e 10 milionë eurove.
Ky do të jetë investimi më i madh në qytetin e Ferizajt sa i përket sportit.
Punimet në stadiumin e ri pritet të fillojnë sivjet dhe të përfundojnë në vitin 2021.
Ministria do të investojë 8 milionë e 30 mijë euro, ndërsa Komuna e Ferizajt është e obliguar që të investojë 1 milion e 300 mijë euro deri në përfundimin e projektit.
Stadiumi i qytetit në Ferizaj është planifikuar të ndërtohet afër palestrës “Bill Clinton” dhe do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
-
Ferizaj njofton se ka mbledhur 1500 nënshkrime për stadiumin
-
Tribuna në fushë, 121 mijë euro të shtetit pritet të shkojnë huq
-
MKRS zotohet të mbështesë ndërtimin e pallatit të kulturës dhe të stadiumit të ri në Ferizaj