Klubi i futbollit Ferizaj ka njoftuar se janë mbledhur 1500 nënshkrime për pak orë në ditën e parë të peticionit për ndërtimin e stadiumit “Ismet Shabani”.
Ferizaj ka kërkuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të ndajë mjete financiare për ndërtimin e stadiumit prapa palestrës së sporteve “Bill Cliton”.
Të dielën, drejtori sportiv i klubit ka bërë të ditur për KOHËN se lokacioni në të cilin kërkohet ndërtimi i stadiumit “Ismet Shabani” është refuzuar nga MKRS-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Dramë në Ferizaj, goli pranohet pas më shumë se 5 minutash shqyrtim në VAR
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
Aliu premton stadium e palestër të re në Ferizaj
-
Opozita e qytetarët e Ferizajt ankohen për lokacionin e stacionit të ri të autobusëve