Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA, Miami Heat rikthen epërsinë në finalen e Konferencës Lindore

Miami Heat - Boston Celtics, finalja e Konferences Lindore ne NBA

Miami Heat ka triumfuar 109:103 ndaj Boston Celtics, duke rikthyer epërsinë në serinë finale të Konferencës Lindore të plejofit në NBA.

Miami triumfoi në Boston, duke kaluar në epërsi 2:1 në seri.

Bam Adebayo me 31 pikë e 10 kërcime ishte më efikasi te Miami, ndërsa P.J. Tucker i realizoi 17 pikë.

Te Bostoni shënuesi më i mirë ishte Jaylen Brown me 40 pikë, pasuar nga Al Horford që i shënoi 20 pikë e 14 kërcime.

Ndeshja e radhës e serisë luhet më 23 maj po ashtu në Miami.

Edhe Miami ia merr edhe lojën e dytë Celticsit në “TD Garden” Sport Miami ia merr edhe lojën e dytë Celticsit në “TD Garden”

Fituesi i kësaj serie në finale do të takohet me fituesin e Konferencës Perëndimore. Golden State Warriors po triumfon 2:0 ndaj Dallas Mavericks në serinë finale të Perëndimit.