NBA-ja u ka dërguar mesazh ekipeve që t’i ndjekin me kujdes të lartë udhëzimet e zyrtarëve të shëndetit publik kur bëhet fjalë për vaksinimet për Covid-19, raporton ESPN.
Në lajmërimin e dërguar të enjten është thënë se liga e basketbollit do t’i vaksinojë lojtarët dhe anëtarët tjerë të ekipeve në përputhje me kohën dhe përparësitë e caktuara nga udhëzimet e shëndetit publik.
Përjashtimet do të lejohen për stafin mjekësor të ekipit, për anëtarët në moshë të skuadrave si dhe të tjerët që mund të kenë komplikime të mëdha në rast të prekjes nga Covid-19.
Artikuj të ngjashëm
-
NBA shtyn ndeshje për shkak të rasteve me COVID-19
-
Në NBA nuk presin që tifozët të kthehen këtë vit
-
Skuadrat e NBA-së pritet t'u kthehen stërvitjeve së shpejti, me masa strikte
-
NBA-së i bëhet thirrje që të anulojë edicionin
-
NBA mendon të zhvendos ndeshjet në qytete që nuk janë prekur nga koronavirusi