Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA-ja legalizon marihuanën

Basketbollistët e ligës më të fortë në botë, NBA, më nuk do të testohen për marihuanë.

Gazetari i njohur amerikan i basketbollit, Adrian Wojnarowski, ka shkruar në Twitter se liga NBA më nuk do të llogarisë si substancë të ndaluar marihuanën.

Sindikata e lojtarëve të NBA-së, NBPA ia ka konfirmuar Wojnarowskit se më nuk do të ketë teste të lojtarëve për këtë.

Kjo natyrisht nuk do të thotë se nuk do të ketë teste më, pasi ato do të jenë të rregullta për substanca që përmirësojnë performancën si dhe për kokainë.

Në fakt nuk ndodh shpesh që lojtarët e NBA-së të bien në test. Rasti i fundit ishte i i lojtarit të Phoenix Suns, Deandre Ayton, kur u zbulua se përdori diuretikë të ndryshëm për të maskuar konsumimin e steroidëve.

Ayton për këtë u suspendua.