Pas Amir Rrahmanit e Juan Jesusit, Napolit i është lënduar edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin defensiv, Frank Anguissa. Lëndimin e kamerunasit e ka konfirmuar ekipi italian të enjten, i cili ka bërë të ditur se Anguissa do të jetë jashtë fushe të paktën për tri javë.
27-vjeçari u lëndua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Fiorentinës dhe menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit. Te Napoli po shpresojnë që Anguissa të rikuperohet me kohë nga lëndimi dhe të jetë i gatshëm për derbin kundër Milanit, që do të luhet më 29 tetor.
Ai do t’i mungojë kampionit të Italisë në ndeshjet me Veronën në kampionat dhe Union Berlinin në Ligën e Kampionëve. Anguissa këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje në të gjitha garat.