Napoli ka bërë një hap fals në luftë për titull të Serie A, duke barazuar në udhëtim te Sassuolo.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me vendasit që filluan më mirë takimin, raporton Koha.net.
Ishte Politano që shënoi për vendasit në minutën e 22, kurse Napoli arriti të sigurojë një pikë në minutën e 80 kur shënoi autogol Rogerio.
Napoli në vendin e dytë tani ka 74 pikë, një më pak se Juventusi që sonte luan kundër Milanit.