Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli shpreh interesim për Cavanin

Napoli ka nisur negociatat për të rikthyer në Itali sulmuesin Edinson Cavani.

Ky fundit aktualisht pjesë e PSG-së u shit për 64 milionë euro Më 2013 te francezët.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 31-vjeçari është gati të pranojë edhe ulje rroge, vetëm që të rikthehet në San Paolo.

Një fakt interesant është se fëmijët e tij vazhdojnë të jetojnë në Napoli dhe ai ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me klubin, transmeton kp.

Cavani shënoi 78 gola në 103 takime për Napolin.