Futbollistët e Napolit shënuan sonte fitore kundër Liverpoolit me rezultat 3:0, në ndeshjen miqësore vetëm shtatë ditë para takimit të ekipit të Jurgen Kloppit me Manchester Cityn në Community Shield.
Reprezentuesi italian, Lorenzo Insigne, ishte i përfshirë në të tri golat e shënuara. Ai shënoi golin e parë në minutën 17, për të asistuar te Milik 12 minuta më vonë për 2:0.
Në minutën 52 të ndeshjes, Insigne tentoi të shënojë edhe golin e tij të dytë, por nuk ishte i suksesshëm, por topin e dëbuar nga portieri Mignolet e dërgoi në rrjetë Amin Younes për rezultatin përfundimtar 3:0.
Ndryshe, Liverpool përfundoi katër ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri në Premier Ligë pa asnjë fitore.
Artikuj të ngjashëm