Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli shënon golin e dytë ndaj Liverpoolit

Napoli është duke e mposhtur Liverpoolin në stadiumin “Diego Maradona” me rezultatin 2:0. Ndeshja i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Brenda 31 minutash, ekipi italian ka realizuar dy gola, ka humbur një penallti dhe ka qëlluar shtyllën.

Piotr Zielinski shënoi golin e parë në minutën e pestë nga penalltia.

Golin e dytë e realizoi Andre Zambo Anguissa në minutën e 31-të.

Victor Osimheni qëlloi shtyllën në minutën e parë dhe humbi një penallti në minutën e 18-të. Goditjen e nigerianit e priti portieri i Liverpoolit, Alisson.

Artikuj të ngjashëm