Liverpooli ka barazuar në miqësoren e parë ndaj Comos, ndërsa e ka fituar të dytën.
Të dyja miqësoret u zhvilluan të dielën, për t’u dhënë minutat maksimale të gjithë futbollistëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar gjatë ditës prapa dyerve të mbyllura, nuk dha gola. U zhvilluan dy pjesë nga 35 minuta. Ndërkohë, duelin e dytë në “Anfieldin” e mbushur, Liverpooli e fitoi 2:0.
Gjashtë orë diferencë kishte nga loja e parë me të dytën dhe trajnerët bënë rotacione të lojtarëve.
Golat e fitores në ndeshjen e dytë për Liverpoolin i shënuan sulmuesi Cody Gakpo dhe mbrojtësi Jeremy Jacquet.