Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli refuzon ofertën prej 30 milionë eurosh për Mertensin

Napoli raportohet se ka refuzuar ofertën e West Hamit prej 30 milionë eurosh për Dries Mertensin.

Reprezentuesi belg ishte i lidhur me një kalim edhe te Manchester Unitedi, pas dyshimeve për të ardhmen e tij në Stadio San Paolo.

Megjithatë, “Radio CRC” raporton se një renovim i kontratës do të bëhet së shpejti dhe klubi nga Napoli ka refuzuar ekipin anglez.