Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens pajtohet të vazhdojë kontratën me Napolin

Foto: Reuters

Sulmuesi anësor belg Dries Mertens është pajtuar që të vazhdojë kontratën me Napolin edhe për dy vite, bën të ditur “Sky Sport Italia” të dielën, transmeton Koha.net.

Mertens është takuar sot me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe raportohet se palët janë pajtuar për firmosje të një kontrate të re dyvjeçare.

Mertensit i skadon kontrata me Napolin në verë të këtij viti. Mësohet se Napoli i ka ofruar Mertensit 2 milionë euro për firmosje të kontratës së re, si dhe një pagë vjetore 4.5 milionë euro që mund të rritet edhe për një milion varësisht nga përformanca.

Për Mertensin janë interesuar Manchester United, Chelsea dhe Interi.