Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli përfundon edicionin me fitore bindëse

Napoli - Serie A

Napoli ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e fundit të edicionit në Serie A. Napoli të dielën fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Spezias, në kuadër të xhiros së 38-të të kampionatit italian.

Napoli ishte në garë për titull të kampionit, por humbi hapin në xhirot e fundit. Kampionatin e mbylli në pozitën e tretë me 79 pikë dhe do të luaj në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Matteo Politano, Piotr Zielinski dhe Diego Demme shënuan golat për Napolin, që luajti me ekip të kombinuar. Amir Rrahmani u pushua në këtë ndeshje. Te Spezia ndeshjen e kompletoi Rey Manaj. Spezia përfundon e 16-ta me 36 pikë. Do të luaj në Serie A edhe edicionin e ardhshëm.