Napoli është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit italian janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Kostas Manolas.
Në listën e dëshirave është edhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga kryeqytetasit pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.
Napoli do të tentojë ta huazojë Kumbullën në janar më të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Për Kumbullën interesim ka shprehur edhe Torino.