Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, këtë edicion e ka një problem sa u përket garave evropiane.
Ai nuk po mund t'i bindë futbollistët e tij që të shfaqin interesim dhe dëshirën e madhe për të luajtur në Ligën e Evropës, pasi këtë garë të nivelit të dytë në Evropë, Sarri e quan joatraktive, shkruan Koha Ditore.
Napoli të dielën regjistroi fitoren e nëntë rresht në Serie A për të mbajtur kreun e tabelës me 65 pikë, një më shumë se Juventusi, që renditet i dyti.
Paraqitja e futbollistëve të Napolit ndaj SPAL-it ishte fantastike në krahasim me atë ndaj RB Leipzigut, të cilën e humbën 3:1 në shtëpi në ndeshjen e parë në 1/16 të finales të Ligës së Evropës.
Napoli edicionin në garat evropiane e nisi në Ligën e Kampionëve, por në fazën e grupeve përfundoi në pozitën e tretë për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Evropës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)