Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në kërkim të një portieri


Portieri i Paris Saint Germainit, Kevin Trapp, është emri më i përmendur ditëve të fundit për t’u transferuar te Napoli.

Sipas “Football-Italia”, drejtuesit e napolitanëve kanë kthyer sytë kah portieri i parisienëve, i cili shihet nga italianët si gardiani ideal për ta mbrojtur portën e tyre në edicionin e ardhshëm, transmeton KTV.

Me ardhjen e portierit legjendar italian Gianluigi Buffon te Parisi, e ardhmja e portierit gjerman, gjithmonë e më shumë duket larg kryeqytetit francez.

Për portën e Napolit, alternativa të tjera përveç Trappit, janë edhe meksikani Guillermo Ochoa si dhe belgu Simone Mignolet.