Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli mposht Leicester Cityn, avancon nga pozita e dytë

Elif Elmas ka shënuar dy gola për t’ia siguruar fitoren Napolit ndaj Leicester Cityt. Skuadra italiane fitoi 3:2 të enjten mbrëma, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Me fitore, Napoli avancon në raundin nokaut nga pozita e dytë e grupit C. I ka dhjetë pikë, sa edhe Spartak Moska që ka fituar grupin dhe avancon direkt në një të tetën e finales. Leicesteri i vendit të tretë transferohet në Ligën e Konferencës, ndërsa Legia Varshava e vendit të fundit eliminohet.

Elmas shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 53-të. Ai realizoi për 2:0 në minutën e 24-t, pasi Adam Ounas shënoi që në minutën e katërt për 1:0.

Ekipi anglez nuk u dorëzua pas disavantazhit prej 2:0. Jonny Evans shënoi për 2:1 në minutën e 27-të, kurse shifrat në 2:2 i barazoi Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 33-të.

Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli.

Edhe Leicesteri mposht Legian, grupi C plotësisht i hapur Sport Leicesteri mposht Legian, grupi C plotësisht i hapur

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Legia e Varshavës humbi 1:0 në shtëpi nga Spartaku i Moskës. Zelimkhan Bakaev shënoi golin e vetëm në minutën e 17-të. Nderkohë Legia humbi penallti në minutën e 98-të. Nga pika e bardhë dështoi Tomash Pekhart.

Lirim Kastrati startoi te Legia dhe në minutën e 61-të u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti deri në minutën e 90-të.