Napoli ka bërë ofertë për shërbimet e mesfushorit maroken, Sofyan Amrabat, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit përcjell “Tuttosport” të martën.
Është raportuar se Napoli ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin defensiv që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Serie A.
Amrabat 23-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u huazua te Verona nga Brugge, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore. Verona ka të drejtën e blerjes së kartonit të Amrabatit në fund të këtij edicioni për tre milionë euro, por Napoli është i vendosur ta transferojë në janar.
Amrabat këtë edicion ka 14 ndeshje për Veronën dhe është reprezentues i Marokut.