Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli me kontratë të re për Rrahmanin

Napoli do t’i nisë bisedimet me tre futbollistë për vazhdimin e kontratave.

Sipas “Corriere dello Sport”, në mesin e lojtarëve që pritet ta vazhdojë kontratën me ekipin italian është edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

Forma e mirë që po kalon mbrojtësi kosovar ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit.

Kontrata e Rrahmanit me Napolin skadon në vitin 2024, ndërsa krerët e ekipit italian po duan ta mbajnë deri në verën e vitit 2026.

Rrahmani këtë edicion është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Luciano Spalleti, ku ka luajtur në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Përveç Rrahmanit, kontrata të reja do t’i ofrohen edhe Juan Jesusit dhe Alex Meretit.

Artikuj të ngjashëm