Amir Rrahmani në javën e ardhshme do ta nënshkruajë kontratën e re me Napolin. Kështu ka njoftuar të martën “Sky Sports”.
Rrahmani me Napolin ka kontratë deri në vitin 2024. Por, ai do ta vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2027.
Mbrojtësi i Kosovës së fundi është kthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës nga nëntori i vitit të kaluar. Për Napolin sezonin aktual ka luajtur tetë ndeshje.