Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani te Napoli deri në vitin 2027

E ardhmja e Amir Rrahmani është te Napoli, kampioni i Serie A. Të premten mbrëma, Napoli ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e Kosovës deri më 30 qershor të vitit 2027. Napoli e ka opsionin për ta vazhduar kontratën me Rrahmanin deri në qershor të vitit 2028.

Rrahmani 29-vjeçar për disa muaj ka negociuar për kontratën e re me Napolin.

Kontrata e vjetër vlente deri në vitin 2024. Rrahmani në Napoli kaloi në vitin 2020, ndërsa paraqitet rregullisht në qendër të mbrojtjes.

Me kontratën e re, Rrahmani, do të ketë pagë dukshëm më të lartë. Paga e tij vjetore do të jetë 2.5 milionë euro neto.