Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli llogarit në Rrahmanin

Skuadra e Napolit llogarit në shërbimet e Amir Rrahmanit për edicionin e ri.

“Gazetta dello Sport” ka bërë të ditur se trajneri Luciano Spalleti e sheh mbrojtësin kosovar të pazëvendësueshëm në formacionin bazë për kampionatin e ri.

Me Kalidou Koulibalyn që mund të shitet gjatë kësaj vere, tashmë trajneri Spalleti u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se lider në fazën e mbrojtjes do të jetë 28-vjeçari.

Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm edicionin e kaluar te klubi italian duke regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat.

Në rast të largimit të Koulibalyt, në fazën e mbrojtjes do të jetë dyshja Rrahmani- Juan Jesus.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024. Ai është kapiten dhe lider i Kosovës.