Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli ka gati kontratën e re për Rrahmanin

Napoli do t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë këtë edicion.

Në mesin e futbollistëve që pritet ta vazhdojnë kontratën me ekipin italian është edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

“Corriere dello Sport” ka raportuar të hënën se presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis do të ketë një takim në javët në vazhdim me menaxherin e lojtarit, Ardian Alijaj.

Napoli do t’i ofrojë Rrahmanit kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë në ekip deri në verën e vitit 2024.

Përveç Rrahmanit, krerët e Napolit do të nisin bisedimet edhe me kapitenin Kalidou Koulibaly.

Edhe Napoli llogarit në Rrahmanin Sport Napoli llogarit në Rrahmanin

Mbrojtësi senegalez ka kontratë me Napolin deri në vitin e ardhshëm. Te Napoli nuk dëshirojnë ta shesin Koulibalyn, në të cilin llogaritin edhe për sezonin e ardhshëm.

Rrahmani – Koulibaly, këtë edicion kanë qenë titullarë të padiskutueshëm në formacion bazë të trajnerit Luciano Spalleti.