Napoli ka vendosur ta shesë Kalidou Koulibalyn për 105 milionë euro.
Koulibaly është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, duke realizuar tetë gola në 112 paraqitje për Napolin.
Këtë javë është raportuar se Arsenali ka përgatitur një ofertë prej 55 milionë funteve për senegalezin, por sipas RAI Sport, londinezët duhet të dyfishojnë ofertën.
Napoli nuk e ka ndërmend shitjen e 26-vjeçarit, por janë të hapur për shitjen e tij për një çmim rekord.
Manchester Unitedi, Chelsea dhe Real Madridi gjithashtu kanë shprehur interesim për mbrojtësin që ka edhe tre vjet kontratë me Napolin.