Napoli ia ka vënë çmimin 100 milionë euro sulmuesit anësor italian Lorenzo Insigne, raporton "La Gazzetta dello Sport" të dielën.
Insigne nuk është i kënaqur te Napoli dhe për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Manchester City, Liverpooli e Paris Saint-Germaini. Derisa në të kaluarën presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk dëshironte të dëgjonte oferta për Insignen, tash mësohet se situata ka ndryshuar, transmeton koha.net.
Ai është i interesuar të shes Insignen, por çmimin ia ka vënë 100 milionë euro. Insigne mësohet se është i frustruar te Napoli në mungesë të fitimit të trofeve.