Napoli ka nisur të planifikojë festën e titullit të tretë në Itali. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti, pjesë e të cilit është edhe Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Kosovës, ka pasur formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit italian dhe në garat evropiane këtë edicion.
Në Serie A kanë mbetur edhe 15 ndeshje për t’u zhvilluar. Napoli ka diferencë prej 15 pikëve nga vendi i dytë dhe është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Është menduar që festa të organizohet në “Piazza del Plebiscito” më 4 qershor, pas fundit të sezonit. Tjetër ide për festën e titullit është që secila lagje të ketë organizimin e vet, në mënyrë që të shmanget tollovia në qendër të qytetit.
Qyteti i Napolit ka popullsi prej tre milionë banorësh.