Pas Armando Brojës, skuadra e Napolit po interesohet edhe për një futbollist tjetër të Shqipërisë. Bëhet fjalë për mesfushorin Ernest Muçi, i cili është pjesë e Legia Varshavës, ka shkruar “CalcioNapoli” të premten.
Mësohet se drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli është i bindur në cilësitë e Muçit, i cili ka kontratë me ekipin nga Polonia deri në vitin 2025. Mesfushori 21-vjeçar këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim për Legian në 33 paraqitje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Legias vitin e shkuar nga Tirana, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi një milion euro. Muçi ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Shqipërisë.