Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi është transferuar te skuadra e madhe turke, Beshiktash. Muçi është transferuar nga Legia e Varshavës.
Muçi është 22-vjeçar, ndërsa është zhvilluar te Tirana. Te skuadra polake është prej vitit 2021, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Sulmuesi ka shtatë paraqitje e dy gola me Shqipërinë.
Kalimi te Beshiktashi është hap i rëndësishëm në karrierën e Muçit, që tani rrit gjasat që të përfshihet në Kombëtare për Euro 2024.
Muçi te Beshiktashi do të jetë bashkëlojtar me Milot Rashicën.
Artikuj të ngjashëm