Napoli raportohet se ka shprehur interesim për portierin e Liverpoolit, Simon Mignolet.
29-vjeçari ka pranuar se është duke menduar largimin nga Anfieldi pasi ka humbur pozitën e parë nga Loris Kariusi.
Mignolet për herë të fundit ka luajtur në fitoren 2 me 1 nga Burnley në ditën e Vitit të Ri.
Sipas Sky Sport Italia, Napoli ka shprehur interesim për Mignolet, i cili konsiderohet si zëvendësues për Pepe Reinan, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.