Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Alioskin

Foto: AP

Ekipi nga Serie A, Napoli është futur në garë për shërbimet e futbollistit të krahut të majtë, shqiptarit Ezgjan Alioski.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga gazeta italiane “Tuttosport”. Mësohet se te Napoli po e shohin Alioskin si përforcim të duhur për krahun e majtë pasi mund të luajë si mbrojtës dhe mesfushor.

29-vjeçari te Napoli mund të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Leeds Unitedin. Ekipi nga Premier League i ka ofruar rinovimin e kontratës por Alioski ka refuzuar dhe Napoli është i gatshëm t’i bëjë ofertë për të vazhduar karrierën në Serie A.

Alioski 29-vjeçar që është edhe reprezentues i Maqedonisë së Veriut, këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në 33 ndeshje për Leedsin në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit nga Premier League që nga vitit 2017 kur iu bashkua nga Lugano.