Skuadra e Leeds United i ka ofruar kontratë të re futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ka njoftuar “leeds-live.co.uk”.
Alioski 29-vjeçar ka kontratë deri në fund të muajit të ardhshëm kontratë me skuadrën elitare të Anglisë, por ka ofertë për vazhdim të kontratës.
Alioski nuk është i vetmi lojtar që mbetet pa kontratë pas muajit qershor. Por, ai bashkë me Eunan O'Kane janë të vetmit futbollistë që u është ofruar kontratë e re.
Alioski iu bashkua ekipit anglez nga Lugano në vitin 2017, ndërsa këtë edicion në 36 ndeshje në Premier League ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë.
Për Maqedoninë e Veriut në 41 ndeshje ka shënuar shtatë gola. Ai është grumbulluar me Maqedoninë e Veriut, me të cilën do të marrë pjesë në kampionatin evropian “Euro 2020”.