Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli favorit për Vertonghenin

Ekipi nga Serie A, Napoli po shihet si favorit për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Jan Vertonghen, i cili do të largohet nga Tottenhami, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Napoli është i gatshëm t’i paguajë Tottenhamit dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për Vertonghenin, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Vertonghen 32-vjeçar, këtë edicion ka 17 ndeshje me Tottenhamin në të gjitha garat. Pjesë e ekipit londinez është prej vitit 2012 kur u transferua nga Ajaxi.